
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur motrën e tij. Rasti, sipas forcave të rendit, ka ndodhur më 13.03.2026 në Pejë dhe po trajtohet si “dhunë në familje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” shkruhet në njoftim.



