Arrestohet një person në Shtime, dyshohet se rrahu dy familjarë

Një incident i rëndë është regjistruar dje në fshatin Gjyrkovc të Shtimes, ku një person ka përfunduar në pranga nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj dy personave.

Policia ka pranuar informatën për një rrahje, pas së cilës patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarje, dhe i dyshuari tashmë është arrestuar.

Sipas informacioneve, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht I. A dhe B.A, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtëve u është ofruar trajtim mjekësor fillimisht në QKMF “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime dhe më pas janë liruar.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet janë në
zhvillim.

Artikuj të tjerë

Back to top button