Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Policia ka njoftuar se një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve personale.“

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar”- thuhet në njoftimin e Policisë, më 18.12.2025.

Sipas njoftimit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button