
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” pasditen e së mërkurës nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ai është ndaluar, pasi gjatë procedurave të udhëtimit ka prezantuar dokumente për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.



