As PDK-ja nuk merr pjesë në seancën e orës 11:00

As Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të orës 11:00, që si pika të rendit të ditës ka formimin e komisioneve, kalimin e Buxhetit për vitin 2026, buxhetet e tre komunave, çështjen e RTK-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
PDK-ja ndërkohë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e mandatarit që do të mbahet në orën 14:00
Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu ka njoftuar se nuk do marrë pjesë në seancën e parë të thirrur për të mërkurën. Kryetari i kësaj partie tha se LDK nuk merr pjesë në “seancën e imponimit teatral”, e do të votojë kundër në orën 14:00, në seancën për formimin e qeverisë.
Seanca e orës 14:00, ka vetëm një pikë të rendit të ditës, formimin e qeverisë nga mandatari i dytë, Glauk Konjufca.



