Atletico me Alvarezin njoftojnë Realin me humbjen

Atletico Madridi ka mposhtur rivalin e përjetshëm, Real Madrid, duke e njoftuar me humbjen e parë në këtë edicion të La Ligës.
Vendësit po fitonin 1:0 me Robin Le Normandin që shënoi në minutën e 14-të.
Mbretërit përmbysën rezultatin me golat e Kylian Mbappe, 25’, dhe Arda Guler, 36’.
Alexander Sorloth u përkujdes që Reali të mos shkojë në pushim mes pjesëve me avantazh, pasi barazoi në minutën e tretë shtesë.
Në pjesën e dytë në skenë doli ylli i skuadrës, Julian Alvarez.
Së pari, ai shënoi nga penaltia në minutën e 50-të, ndërkaq 14 minuta më vonë shënoi për 4:2 me një projektil nga goditja e dënimit.
Ujku i vjetër, Antoine Griezmann, shënoi golin e pestë dhe final për vendësit.
Kjo humbje e lë Realin sërish të parin, me 18 pikë sa kishte, teksa fitorja ngjit Atleticon në vendin e katërt me 12 pikë.