Austri:Vdesin tre skiatorë, u bllokuan nga orteku

Tre skiatorë, në mesin e tyre edhe një 13 vjeçar kanë vdekur në Austri.

Sipas mediave austriake ata ishin bllokuar nga ortekët.

Raportohet se i mituri (shtetas çek), po skijonte bashkë edhe me një fëmijë tjetër në vendpushimin e skive Sportgastein në Alpet Austriake.

Ai kishte dalë nga pista kur u rrëmbye nga një ortek, sipas Andreas Kandler, kreu i shërbimeve të shpëtimit malor në Bad Gastein, transmeton Klankosova.tv.

Derisa një tjetër tragjedi ndodhi në lindje, në Untertauern në Austrinë qendrore, ku një skiatore dhe partneri i saj u rrëmbyen nga një ortek.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button