AUV: Therja e kurbaneve, vetëm në thertoret e licencuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka bërë thirrje që therja e kurbaneve gjatë ditës së sotme që shënon festën e Kurban Bajramit, të bëhet në thertore të licencuara.
Sipas AUV, kjo kërkesë bëhet për respektim të ligjit dhe ruajtje të shëndetit publik, transmeton Klankosova.tv.
“Therjet rituale për festën e Kurban Bajramit, por edhe therjet e rëndomta duhet të realizohen vetëm në thertoret e aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.. Andaj të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 6 Qershore e Premte. Në frymën e respektimit të ligjit dhe ruajtjes se shëndetit publik, ju kërkojmë qe therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në objektet e thertoreve. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rritet rreziku i kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit”, thuhet në njoftim.
“Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë, aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes. Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve. Festoni sigurt dhe shëndetshëm”.