BallinaZgjedhjet 2025

“Bageri i Junikut” i dhuron një dhuratë të veçantë Krenar Xhaferit

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka pasur një pritje të veçantë sonte në Junik.

Xhaferi i cili në listën zgjedhore të LDK mban numrin  32 ka pranuar një dhuratë të veçantë si simbol të punës dhe nofkës që ka marrë gjatë këtyre viteve – një simbol të bagerit.

Dhuratën ia dha kandidati për deputet nga LDK-ja, Demokrat Ganijaj i cili mban numrin 109 në listë.

Postimi i plotë:

Marshi i fitores po vazhdon edhe në Junik!

Nga Juniku mora një dhuratë të veçantë, të cilën ma dorëzoi kandidati ynë për deputet Demokrat K. Ganijaj, si simbol të punës dhe nofkës që kam marrë gjatë këtyre viteve – një simbol të bagerit.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Junikut, Ruzhdi Shehu, për mbështetjen e tij.

Bageri simbolizon njeriun e punës, sepse shteti ndërtohet nga ata që mbajnë helmeta 👷.

Vazhdojmë përpara! ✌️

ldk124

krenarxhaferi32

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button