Bajrami: Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë u rritën edhe çmimet, kjo është dhurata e politikave të Kurtit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me faturat e larta të energjisë elektrike që qytetarët po marrin këto ditë.

Sipas saj, faturat po rëndojnë buxhetin e çdo familjeje.

Deputetja theksoi se këto politika janë pjesë e qeverisjes së kryeministrit Kurti, të cilat sipas saj, pasurojnë disa individë dhe varfërojnë secilën familje në Kosovë.

Postimi i plotë:

Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje.

Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar?
Mos harroni kurrë:

Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset.

Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve.

Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë.

Por ka një lajm të mirë:

Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button