Bajrami publikon bisedën mes Kusarit dhe Radoiçiqit: Veprimet e VV-së janë kundër Kosovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar videon e bisedimeve që kishte publikuar më herët Paparaci, mes deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe kryeterroristit Milan Radoiçiq.
Bajrami ka thënë se pushteti i VV-së ia mundësoi Radoiçiqit që të ikte pas sulmit të armatosur në Banjskë.
“Mos u shqetësoni, rifreskojeni kujtesën, kujtojeni këtë bisedë të shefes tuaj me Sllavkon dhe Radojiçiqin dhe mbi të gjjtha riktheni pamjet kur ia mundësuat Radoiçiqit korridorin për të ikur nga Kosova në pikë të ditës pas sulmit në Banjskë”, ka thënë Bajrami.
“Veprimet antishtetërore të Vetëvendosjes janë në tē njëjtën vijë dhe logjikë me veprimet Listës Serbe kundër Shtetit të Kosovës, se a janë të vetëdijshëm për këtë apo e bëjnë pa vetëdije ende nuk po mund ta dimë”, ka shtuar ajo.