Ballina
Balje konfirmon sërish ofertën për punë në këmbim të votës: Nuk pranova, fola haptas

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rikonfirmuar ofertën për një post pune në Maqedoninë e Veriut, në këmbim të votës së saj në Kuvendin e Kosovës.
Ajo theksoi se e ka refuzuar këtë ofertë dhe se ka zgjedhur të flasë hapur për rastin.
“S’kam çka me komentu. Unë kam thënë siç ka qenë situata, VV e di pse ka reaguar ashtu. Kam folur shumë sinqertë, shumë haptas, dhe nuk pranova ofertën,” u shpreh Balje në një prononcim për media.