Balotazhi i 9 nëntorit, KQZ njofton se është hapur platforma për konfirmimin e vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues shtesë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave që do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Përmes një njoftimi zyrtar, KQZ ka njoftuar se platforma elektronike është e hapur për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj,

Bëhet e ditur se afati për konfirmim dhe shtim të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00.

Nga KQZ shtojnë se ID-të aktuale të lëshuara për procesin zgjedhor të 12 tetorit 2025 nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button