Banesa u përfshi nga zjarri, ende pa ekspertizë zyrtare, banorët i bëjnë apel komunës për ndihmë

Banorët e rrugës Ali Vitia në lagjen Kalabria të Prishtinës i kanë drejtuar thirrje urgjente Komunës së Prishtinës për ndërhyrje pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga një zjarr që shpërtheu në 26 Qershor të këtij viti.
Ngjarja ndodhi në një banesë katin e 10-të të një ndërtese banimi e cila u përfshi nga flakët. Si pasojë e këtij zjarri u shkaktuan dëme të mëdha materiale ,ndërsa çatitë e katër banesave pësuan dëme të konsiderueshme.
Siç shihni në foto, lagështia që vjen nga ndryshimi i kushteve atmosferike depërton në banesat e dëmtuara duke i rrezikuar banorët, si dhe përveç kësaj pjesët e djegura të mbetura nga zjarri rrezikojnë kalimtarët.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga ngjarja, sipas banorëve, Policia e Kosovës ende nuk ka publikuar një ekspertizë zyrtare për shkaktarin e zjarrit, ndërkaq edhe pse Komuna e Prishtinës u informua me kohë, pavarësisht përpjekjeve dhe thirrjeve për ndihmë të banorëve ende asnjë rezultat konkret.



