Banorët e Fushë Kosovës pa ujë dhe pa zë: KRU Prishtina bllokon komentet në Facebook

Banorët e Fushë Kosovës po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 24 orë rresht, si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër-Lepencit që nxori jashtë funksionit impiantin trajtues.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina njoftoi se procesi i trajtimit në impiantin e Shkabajt ka rifilluar, megjithëse me kapacitet të kufizuar për shkak të kushteve teknike. Sipas njoftimit zyrtar, rifurnizimi gradual për zonat e Fushë Kosovës dhe Obiliqit ishte paraparë të niste rreth orës 17:00, fillimisht me presion të ulët deri në stabilizimin e plotë të rrjetit.

“Sipas informatave të fundit, pritet që nga ora 17:00 të fillojë rifurnizimi gradual me ujë për konsumatorët në zonat e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Fillimisht furnizimi mund të jetë me presion më të ulët, derisa sistemi të stabilizohet plotësisht”, thuhet në njoftim.

Përveç Fushë Kosovës, ndërprerje të furnizimit kanë pësuar edhe Obiliqi, Prishtina dhe Podujeva.

Pavarësisht paralajmërimeve për rikthim të furnizimit, banorët raportojnë se furnizimi me ujë ende nuk është rikthyer. Për shkak të reagimeve, KRU Prishtina në Facebook ka bllokuar mundësisë së komenteve.

Artikuj të tjerë

Back to top button