Barcelona do t’ia japë rrogën “astronomike” Rashfordit

Barcelona do të paguajë të gjithë pagën prej 12 milionë eurosh për Marcus Rashford, raporton The Athletic.
Sot sapo u konfirmua që katalunasit kanë arritur marrëveshje huazimi me Manchester United-in.
Sidoqoftë, pjesë e ujdisë paskësh qenë që Barcelona t’ia heqë pagën lojtarit që ishte së fundmi i huazuar te Aston Villa.