
Barcelona ka marrë një fitore të thellë ndaj Sevilla , duke vazhduar formën e mirë në kampionat dhe duke ruajtur epërsinë në krye të tabelës.
Ndeshja u zhbllokua nga Oso, i cili realizoi për rezultatin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Barcelona dominoi plotësisht.
Protagonisti kryesor ishte Raphinha, i cili realizoi hat-trick, duke shënuar edhe dy gola nga penalltia. Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Dani Olmo për rezultatin 3-0, para se Oso të shënonte golin e parë të Sevillad, ndërsa golin e pestë e realizoi João Cancelo. Në minutat e fundit shënoi edhe Sow për rezultatin final 5-2.
Me këtë fitore Barcelona e mban diferencën prej katër pikësh ndaj rivalit të madh Real Madrid në garën për titull.
Në anën tjetër, Sevilla vazhdon sezonin e vështirë dhe mbetet shumë larg formës dhe rezultateve që e karakterizonin dikur klubin andaluz.



