Barcelona përgatit 60 mln euro për pasuesin e Lewandowski-t

Barcelonapo përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për sulmuesin 21-vjeçar të Portos, Samu Aghehowa, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit që do të largohet në verën e vitit 2026.

Aghehowa ka shënuar 7 gola në 11 ndeshje këtë sezon dhe gjithsej 32 gola në 53 paraqitje me Porton.

Klauzola e tij e lirimit është rreth 100 milionë euro, por Barça shpreson të negociojë për një çmim më të ulët.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Hansi Flick e vlerëson profilin e tij si të përshtatshëm për stilin e lojës së ekipit, ndërsa klubi katalanas dëshiron ta sigurojë talentin para se të ndërhyjnë klubet e mëdha evropiane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button