Basha: E siguruam mandatarin, t’i ikim zgjedhjeve dhe të votojmë buxhetin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Dimal Basha i ka bërë thirrje partive opozitare që të votojnë qeverinë e re, me Glauk Konjufcën kryeministër.
“Ne e kemi siguruar mandatarin, kjo ka rëndësi. Është një njeri me shumë vlera siç është Glauk Konjufca”, tha Basha pas nominimit të Konjufcës si mandatar për kryeministër nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes.
Ai tha se dy çështje me interes publik e kanë shtyrë Vetëvendosjen që të nominojë Konjufcën si mandatar për kryeministër.
“E para është shmangia e zgjedhjeve dhe e dyta çështja e miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm”, tha Basha.
“Uroj dhe shpresoj që opozita t’i thërrasë arsyes dhe të votojë z. Konjufca për kryeministër”, tha ai.


