
FC Bayern Munich ka dhënë një tjetër paraqitje dominuese duke mposhtur Atalanta BC me rezultat 4-1, për të vulosur kualifikimin me shifra të thella 10-2 në total.
Gjermanët nuk lanë asnjë dyshim për superioritetin e tyre, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke qenë të pamëshirshëm në fazën ofensive.
Dy gola u realizuan nga Harry Kane, ndërsa në listën e golashënuesve u shtuan edhe Leroy Sane dhe Luis Diaz. Golin e vetëm për italianët e shënoi Lazar Samardziq.
Me këtë fitore bindëse, Bayern siguron një vend në çerekfinale, ku e pret një përballje gjigante ndaj Real Madrid, në një duel që pritet të jetë ndër më të fortët e këtij edicioni.



