Behrami: Mirënjohje për ata që na u bashkuan në Shkup për zërin e përbashkët për drejtësi

Artan Behrami ka shprehur mirënjohjen për pjesëmarrësit në tubimin e madh të mbajtur në Shkup me kërkesën për drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Mirënjohje për të gjithë ata që sot u bashkuan në Shkup për një zë të përbashkët-kërkesën për drejtësi”, ka thënë Behrami.

“Mirënjohje për solidaritetin që na e keni treguar gjithmonë: dje, kur Kosova ishte në luftë, dhe sot, kur e vërteta ka nevojë për mbështetje. Krenari dhe respekt për ju”, ka thënë ai.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button