
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se shkuarja e radhës së FSK-së në veri, është bërë bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n.
Behrami në një shkrim në Facebook, ka thënë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti në fund çdo marrëveshje të Thaçit e kanë promovuar.
“Urime shkuarja e radhës e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n.
E kam thënë:
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit:
Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.
Më pas e kanë pranuar!
Në fund e kanë promovuar!” – ka shkruar ai.