Lajme

Berisha: Liderët tanë janë mësuar t’i kapësh për krahu dhe t’u tregohet se çka të bëjnë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën politike në vend para seancës së 36-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi politik ka humbur kuptimin dhe vendi është futur në një bllokadë.

Ai pohoi rritjen e iritimit dhe pakënaqësisë në mesin e qytetarëve, duke bërë thirrje që lidershipi politik të dalë para popullit dhe të tregojë përgjegjësi.

“Liderët tanë janë mësuar me i kap për krahu dhe t’u tregohet se se çka të bëjnë. I ka humbur kuptimi çdo gjëje. Ne jemi mbetur peng. Në parlamentarizëm duhet folur dhe bërë zgjidhje dhe të fillohet të komunikohte . Kjo forma që jemi qe 36 herë kush është për dhe me ardh pas 48 orëve i ka humbur kuptimi.

Duhet ftuar popullin, sepse po shihet që ka iritim dhe pakënaqësi. Po shihet se nuk ka zotësi, iniciativë. Nuk po shkojmë nga mirëkuptimi, por nga përçarja dhe duhet shikuar një rrugëdalje”, tha Berisha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button