LajmeZgjedhjet 2025

Besnik Tahiri: S’ka ditë më të mirë se 9 shkurti që Kosova me i nda rrugët nga kjo Qeveri anti-shtetërore

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkruar për tubimin e sotëm të kësaj partie me partnerët e koalicionit, ku hapën fushatën për zgedhjet e 9 shkurtit.

E sipas Tahirit, 9 shkurti nuk është ditë e zakonshme, por përcaktim për katër vjetët e ardhshme, apo siç thotë Tahiri “ndoshta edhe për 100 vjetët e ardhshme”.

Ai th se nuk ka moment më të mirë sesa 9 shkurti që Kosova t’i ndajë rrugët për siç thotë Tahiri nga “politika anti-shtetërore” të Qeverisë Kurti”.

“9 shkurti nuk është ditë e zakonshme, madje as zgjedhje të zakonshme. Më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, jo për katër vjet që vijnë, por ndoshta edhe për 100 vjetët e ardhshme. Nuk ka ditë e moment më të mirë që Kosova më 9 shkurt me i nda rrugët njëherë e përgjithmonë nga udhëheqja dhe politika e kësaj Qeverie anti-shtetërore”.

“Vendi ynë ka nevojë për njerëz që i njohin dhe i respektojnë vlerat, trashëgiminë, rezistencën dhe kontributin për liri, vlerën më të shenjtë të historisë sonë më të re, që është UÇK-ja. Me numrin 137, Kosova fiton, me ne qytetarët janë në qendër, me ne Kosova do të jetë në NATO”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button