Bllokimi i buxhetit të komunave nga Qeveria: Lushaku thotë se shkollat në Prishtinë kanë probleme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka treguar se si pasojë e bllokimit të buxhetit të Prishtinës nga Qeveria në detyrë, shumë shkolla të kryeqytetit janë pa energji elektrike.

“Kuzhina e Kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla, për shkak se qeveria nuk i ka alokuar buxhetin vetanak Komunës së Prishtinës; Shumë investime në shkolla nuk po bëhen për shkak të bllokadës buxhetore ndaj Komunës së Prishtinës!”, ka shkruar Lushaku.

Ajo thotë se “askush nuk ka të drejtë ta bllokojë buxhetin komunal, siç po e bllokon Qeveria Kurti për qëllime elektorale”.

“Partitë e politikanët me mendësi BLLOKUESE, duhet të përjashtohen!”, përfundon Lushaku.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button