
Shkruan: Shenoll Muharremi
“50 kafe, 100 euro”, kredia, borxhi, çmimet, inflacioni, ekonomia… krejt po lidhen!
Tash veç dihet, inflacioni dhe çmimet e larta e kanë rëndu jetën e qytetarëve si kurrë më parë. Fuqia blerëse është rënduar jashtë mase vitet e fundit, është “shkatërruar” thuajse.
Sipas raportit të fundit në ASK kemi konstatu që €100 të vitit 2021 sot vlejnë vetëm rreth €65 për produktet bujqësore. Rritja mesatare e çmimeve në këtë kategori esenciale? Rreth 55%, por për disa produkte shkon edhe 100%+.
Po ku po i gjejnë paret familjet me e përballu këtë jetesë?
Në një nga burimet kryesore, kredia në banka.
Sipas BQK, borxhi familjar është rritë 118% nga janari 2021 deri në dhjetor 2024.
Nga €1.18 miliardë në janar 2021 në €2.57 miliardë në dhjetor 2024.
Një rritje prej €1.39 miliardë borxh më shumë mbi supet e familjeve.
Pra, një pjesë e madhe e “përballimit” të çmimeve nuk po vjen nga rritja e të ardhurave… por nga rritja e kredive dhe borxhit.