Lajme

Burrë e grua gjenden të vdekur në Pataqan të Rahovecit

Sot rreth orës 12:25 në Pataqan i Poshtëm të Rahovecit, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje, si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

Nga hetimet e para, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri te vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marrë flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike. Shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Gjakovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button