Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva

Një ditë pasi dhanë lajmin se Elon Berisha nuk do të jetë më në krye të klubit, Malisheva ka zyrtarizuar timonierin e klubit për pjesën e mbetur të sezonit.
Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur Bylbyl Sokolin, shkruan Arbresh.info.
“Profa” i cili është një trajner me përvojë të madhe në futbollin kosovar, rikthehet në krye të Malishevës pas disa vitesh.
Ai së fundmi ka qenë pjesë e FC Drenicës.
Përveç rolit si trajner, ai aktualisht është deputet në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.
NJOFTIMI I PLOTË NGA MALISHEVA:
Bylbyl Sokoli rikthehet si Kryetrajner i FC Malisheva
FC Malisheva njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin e mirënjohur, Prof. Bylbyl Sokoli, i cili do ta drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.
Profesori rikthehet në Malishevë, tani për objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë se do t’i arrijmë bashkërisht.
FC Malisheva i uron Prof. Bylbyl Sokolit mirëseardhje në shtëpi, duke i dëshiruar sa më shumë suksese dhe arritjen e objektivit tonë të përbashkët.
Besojmë se ky rrugëtim do të jetë i suksesshëm për të gjithë, familjen tonë sportive – FC Malisheva!
Mirë se vjen, Profesor



