Cakolli: Çka nëse partitë opozitare publikojnë dëshmi se kanë shumicë prej 61 deputetësh?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër këtë të martë.
Në një konferencë për media ajo tha se ishte propozimi i vetëm dhe se kishte gjasa për formim të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli duke komentuar terminologjinë që përdori Osmani të tillë si “bindja” dhe “gjasa”.
“Çka nëse partitë ish-opozitare, dorëzojnë ose publikojnë dëshmi (listë nënshkrimesh, për shembull) se kanë një shumicë prej të paktën 61 deputetësh, që riafirmojnë se nuk mbështesin asnjë kandidat tjetër për kryeministër dhe se zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje?”, shkroi Cakolli.



