Canaj: Kurti ende po jeton me shpresën për t’i marrë 500 mijë vota

Analisti politik Blerim Canaj ka sqaruar se është hera e parë që në Kosovë një qeveri nuk i merr votat e nevojshme për t’u formuar pas zgjedhjeve nacionale.

Ai ka deklaruar se qytetarët kanë treguar qartazi se duan një qeveri koalicioni dhe jo vetëm të një partie.

“Është hera e parë që po na ndodh të dalë një qeveri e të mos votohet, është edhe hera e parë që një qeveri në detyrë provon të ndërtojë qeveri jashtë vullnetit dhe dëshirës së popullit, si është votuar. Të gjithë e dimë se qytetari ka thënë se ‘dëshirojmë një qeveri koalicioni, sepse asnjëra nuk ka pasur mbi 50 për qind të votave’.”

“E shihnim se nuk kishte asnjë interesim që të ndërtohej një koalicion nga partia e parë, e pamë një ofertë drejtuar LDK-së, ishte si një ofertë ‘ja ku e keni’, gjuha brenda letrës ishte ‘ja e keni, por mos ejani’,” ka thënë Canaj.

Canaj ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje po frikësohet se mos “përbihet nga Partia Demokratike e Kosovës”, pasi sipas tij nuk ka biseduar për koalicion me këtë subjekt politik, i cili doli i dyti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“VV po qëndron në mes të dëshirës për ta përbirë LDK-në dhe të frikës së të përbihet nga PDK-ja. Pse po e them këtë? Të gjithë e dimë se LDK, që ka qenë e treta dhe do të mundësonte të formohej qeveria, nuk i është bërë një ofertë PDK-së për formim të qeverisë. Kjo flet për mosdëshirën e Kurtit që të ndajë pushtet.”

I njëjti tha se Kurti jeton ende me dëshirën që t’i marrë 500 mijë vota.

“Ai jeton me shpresën se do t’i marrë ato 500 mijë votat që i ka pritur në zgjedhjet e kaluara. Ende shpreson, unë më nuk besoj se do t’i marrë apo jo. E tëra ecuria dhe të gjitha parakushtet na kanë treguar se LVV-ja dhe Kurti dëshirojnë që këtë vit thjesht të udhëheqin në një formë sikur do të dëshironte çdo diktator, të udhëheqin pa parlament dhe me shkelje të ligjeve,” tha Canaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button