“Çdoherë bre ka diskutime”, Peci e Murati “tensionohen” kur pyeten për formimin e qeverisë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën, Faton Peci u tensionua kur është pyetur nëse po zhvillojnë takime me partitë politike për një koalicion në nivelin qendror.
“Çdoherë bre ka diskutime. Nuk përbën as lajm kjo ideja që diskutohet me akterë, me parti”, tha ai për T7, duke shtuar se ka bisedime edhe me kandidatë veç e veç edhe me parti.
“Unë mendoj që me të dyja palët ka pas bisedime edhe vazhdon me pas deri të dielën”.
I pyetur nëse do të ketë qeveri deri të dielën, Peci nuk dha përgjigje definitive.
“E shohim. Është përcaktim i deputetëve, i atyre që janë të zgjedhurit e popullit”.
Ndërkaq, Hekuran Murati i Vetëvendosjes nuk u përgjigj në pyetjet rreth formimit të qeverisë dhe kërkoi që pyetjet të dërgohen me shkrim.
“Tash çkado që ka me shkrim de çoj. Tash, qysh me thonë, a me zor po do përgjigje”, tha Murati.



