Çekaj i LDK-së: Kur qeveriset me sllogane, mbajtja e premtimeve është mision i pamundur
Instituti GAP ka publikuar raportin “Letërnjoftimi i Komunave” ku pasqyrohet niveli i mbajtjes së premtimeve nga kryetarët e komunave.
Lidhur me përformancën e komunës së Deçanit, ka reaguar sekretari i degës së LDK-së, në këtë komunë Ndriçim Çekaj.
Çekaj ka akuzuar kryetarin Bashkim Ramosaj duke thënë se 20 premtime të dhëna, prej tyre fare pak të përmbushura, 3 vite mandat të shpenzuar.
“Slloganet e tipit “Do bëhet ose do ta bëjë” nuk po gjejnë asnjë zbatim në praktikë për premtimet elektorale, sepse pas 22 viteve nën udhëheqjen e AAK-së dhe pas dy mandateve të Ramosajt krye të komunës, Deçani është në fund të listës në vlerësimin e përformancës në MAPL, premtimi në fushatë ishte që Komuna e Deçanit do të dal e para në këtë vlerësim, nuk është përmbushur premtimi për punësimin e të gjithë të rinjve me kualifikim, as subvencionimi i ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, as ndërtimi i liqenit akumulues për hindrocentrale, e shumë e shumë premtime të tjera”, la shkruar Çekaj.
Ndryshe në këtë link mund të shihni përfomancën e kryetarëve të komunave të Kosovës.
http://komunat.institutigap.org/?