Champions League rikthehet sonte me përballje spektakolare

Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në Champions League, pasi luhen katër ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales, ku disa prej klubeve më të mëdha të Europës zbresin në fushë për të hedhur hapin e parë drejt çerekfinaleve.

Ndeshja që hap programin është përballja mes Galatasaray dhe Liverpool, e cila zhvillohet në Stamboll në orën 18:45.

Atmosfera në “Rams Park” pritet të jetë elektrizuese, ndërsa skuadra angleze kërkon një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në “Anfield”. Tre takime të tjera zhvillohen në orën 21:00 dhe pritet të jenë po aq të forta. Në Itali, Atalanta pret Bayern Munich në një duel interesant mes një skuadre shumë agresive në sulm dhe gjigantit bavarez që synon trofeun.

Në Spanjë luhet përballja mes Atletico Madrid dhe Tottenham, ku madrilenët kërkojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës së tyre në “Metropolitano”, ndërsa londinezët synojnë të marrin një rezultat të mirë përpara ndeshjes së kthimit.

Një tjetër duel shumë tërheqës është ai në Angli mes Newcastle dhe Barcelona, ku katalanasit përballen me atmosferën e zjarrtë të “St James’ Park”. Të dy skuadrat kanë ambicie për të shkuar larg në këtë edicion dhe pritet një ndeshje shumë e luftuar.

Këto janë vetëm ndeshjet e para të kësaj faze, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për takimet e kthimit që do të vendosin ekipet që do të vazhdojnë rrugën drejt finales së madhe të Champions League.

Artikuj të tjerë

Back to top button