Chiesa do të përfshihet në ekipin e Liverpoolit për Ligën e Kampionëve

Federico Chiesa me shumë gjasë do të përfshihet në listën e Ligës së Kampionëve për të zëvendësuar Giovanni Leonin.
Bashkëvendësi i Chiesas shqeu ACL-në në ndeshjen e mesjavës dhe për të ka marrë fund sezoni.
“E kemi shqyrtuar këtë proces, disa ekipe e bëjnë këtë. Nëse jam informuar saktë, nëse një lojtar mungon për dy muaj ose më shumë, mund të zëvendësohet”, ka thënë Slot në konferencë për media.
“Kështu që po e shqyrtojmë këtë mundësi.”