Christopher Hill për Rexhep Selimin: Nuk kishte pozitë të lartë në UÇK

Christopher Hill, po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë, si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë dëshmisë së tij, ai foli për njërin prej katërshës së UÇK-së, Rexhep Selimin.

Hill deklaroi se nuk e mban mend të ketë thënë se Selimi mbante pozitë të lartë, por që kishte qëndrime të vlefshme.

Ai iu përgjigj pyetjes së prokurorit James Pache, rreth takimit në Likoc.

“Ne e kuptuam se Selimi do të ishte në pozitë për të na dhënë përgjigje, por në fakt ishte nga grupi i Drenicës”, deklaroi ai gjatë dëshmisë së tij.

“Nuk morëm përgjigje, ne menduam se ai thjesht po përfaqësonte ca opinione të grupit të Drenicës”, deklaroi ish diplomati Hill

Artikuj të tjerë

Back to top button