Çitaku-Hajdarit: Po ndiqesh për milionat e abuzuara dhe jo politikisht, sepse s’ke asnjë peshë politike e asnjë kontribut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës së sotme të ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari , duke e quajtur si skandaloze akuzat e ministres ndaj Prokururisë Speciale.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur paraqitjen e Rozeta Hajdari e ka quajtur “paraqitje skandaloze”

“Çfarë paraqitje skandaloze nga Rozeta Hajdari. Paska thënë se po e ‘ndjekin politikisht’. Jo, Rozetë. Nuk të ndjek askush politikisht. Aktakuza që e ke mbi supe është për milionat e abuzuara si Ministre me rezervat shtetërore. Sepse në politikë, ti nuk ke bërë asgjë. Nuk ke peshe politike, nuk ke asnjë kontribut. Ajo që ke bërë është abuzimi me detyrën dhe lejimi që të instrumentalizohesh nga Albin Kurti. Kaq është e gjithë historia”, ka shkrua ajo.

Tutje ka thënë se “sot, në vend që të përballesh me drejtësinë, del e sulmon Prokurorin që po bën punën e tij, implikon AKI-në, dhe mbron atë që të ka dhënë urdhra”.

“Askush nuk është mbi ligjin Rozetë. As ata që abuzuan, as ata që i urdhëruan”, ka shkruar Çitaku.

Artikuj të tjerë

Back to top button