Ballina
Çitaku nga QKUK: I plagosuri në gjendje të rëndë shëndetësore, plagët i ka në pjesën e gjoksit

Njëri nga dy të plagosurit e mbrëmjes së sotme në Prishtinë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare.
Agron Çitaku, përgjegjës i kujdestarisë së në Emergjencë ka folur lidhur me gjendjen shëndetësore të njërit prej viktimave.
“I plagosuri është ne gjendje të rëndë shëndetësore, plagët i ka në pjesën e gjoksit, aktualisht gjendet ne reanimacion. Për momentin është sjell vetëm një person”, ka deklaruar Agron Çitaku, përgjegjës i kujdestarisë së sontme në Emergjencën e Qendres Klinike Universitare.