FilmiKulturë

Çmimet Bafta, triumfon “Oppenheimer”

Regjisori britanik nderoi yllin e tij, Cillian Murphy dhe falënderoi ata që e mbështetën filmin

Oppenheimer” rrëmbeu edhe çmimin Bafta, ku u shpall filmi më i mirë, me regjisorin më të mirë, me aktorin më të mirë dhe me aktorin më të mirë në rol episodik. Biografia epike e Christopher Nolan për J Robert Oppenheimer, fizikani teorik i përshkruar si “babai i bombës atomike”, mori shtatë çmime në ceremoninë në “Royal Festival Hall” në Londër.

Regjisori britanik nderoi yllin e tij, Cillian Murphy dhe falënderoi ata që e mbështetën filmin. Gjithashtu, ai pranoi përpjekjet e organizatave të çarmatimit bërthamor për të sjellë paqen.

Unë thjesht dua të them se filmi ynë përfundon në atë që unë mendoj se është një notë dramatike e nevojshme dëshpërimi. Por në botën reale, ka nga të gjithë llojet e individëve dhe organizatave që kanë luftuar gjatë dhe fort për të zvogëluar numrin e armëve bërthamore në botë. Duke pranuar këtë, unë thjesht dua të vlerësoj përpjekjet e tyre e të theksoj se tregojnë domosdoshmërinë dhe potencialin e përpjekjeve për paqe.

Murphy u shpall aktori më i mirë për rolin kryesor dhe i tha Nolanit:

Faleminderit që më keni shtyrë gjithmonë dhe kërkoni përsosmëri, sepse kjo është ajo që edhe ju jepni herë pas here! Oppenheimer ishte një personazh kolos dhe ne kemi një hapësirë për të debatuar, marrë në pyetje e hetuar atë kompleksitet. Eshtë një privilegj të jem pjesë e këtij komuniteti me të gjithë ju.

Robert Downey Jr fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor për rolin e tij si Lewis Strauss, kreu i Komisionit të Energjisë Atomike dhe për Nolan-in u shpreh:

Kohët e fundit, ai tip sugjeroi që të provoja një qasje të nënvlerësuar, si një përpjekje e fundit për të ringjallur besueshmërinë time në rënie. Çmimin ia kam borxh Nolanit, producentes Emma Thomas, dhe ndikimit britanike.

“Oppenheimer” fitoi edhe çmimin Bafta për fotografinë, partiturën e montazhin më të mirë.

Emma Stone u shpall aktorja më e mirë për filmin “Poor Things”, përshtatja e përrallave dhe romanit me të njëjtin titull nga autori skocez, Alasdair Grey.

“Poor Things” fitoi pesë çmime në total, duke përfshirë ato për kostumet, grimin dhe flokët, produksionin e gjithashtu efektet vizuale.

Amerikania Da’Vine Joy Randolph fitoi çmimin e aktores më të mirë për rolin jo protagonist si një kuzhiniere e pikëlluar në “The Holdovers”.

Çmimi i skenarit të përshtatur iu dha “American Fiction”, për një romancier të frustruar që shkruan një libër që e shtyn atë në qendër të hipokrizisë që ai përçmon.

Drama e Holokaustit “The Zone Of Interest”, e drejtuar nga regjisori britanik Jonathan Glazer u shpall filmi më i mirë jo në anglisht.

“The Boy And The Heron” u shpall filmi më i mirë i animuar, ndërsa “20 Days In Mariupol” u shpall dokumentari më i mirë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe për
Close
Back to top button