Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po vijnë me bashkëpunimin e tyre të tretë, projekt ky i cili pritet të lansohet të enjten.
Edhe kësaj here, dy artistët e njohur të estradës tonë po bashkojnë forcat e tyre për të sjellë këngën e tyre që titullohet “Jom ka du me t’pa”.
Lajmin e bënë të ditur dyshja përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku njoftuan edhe ditën e lansimit.
Ata, krahas këtij njoftimi, publikuan edhe një foto që besohet të jetë një siluetë e video-klipit të tyre.
Ky është bashkëpunimi i tyre i tretë muzikor, pas suksesit të jashtëzakonshëm që patën dy këngët e tjera, e sidomos hiti veror “Kaje”.