Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës e Zvicrës, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ndeshja mes Kosovës e Zvicrës do të zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të enjten FFK-ja ka njoftuar se ka filluar edhe shitja e biletave.

Si zakonisht, shitja do të bëhet përmes platformës online eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave do të jenë në veri dhe jug 10 euro, lindje 20 euro, perëndim 30 euro dhe VIP 100 euro.

Artikuj të tjerë

Back to top button