Dallavere me tenderë me mbi 8 milionë euro, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar të martën në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë.
Ai dyshohet se ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon shumën prej 8.8 milionë euro.
Aksioni është zhvilluar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
Përpos të dyshuarit kryesor i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë, në polici janë shoqëruar edhe dy të dyshuar, të cilët janë liruar më pas në procedurë të rregullt.