Daut Haradinaj voton në Graçanicë: Ndjenjë e veçantë ta votoj një kandidat shqiptar për kryetar në këtë komunë

Daut Haradinaj nga AAK ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.

Haradinaj votoi në Graçanicë pas ndërrimit të qendrës së votimit, si rrjedhojë e lokacionit ku jeton momentalisht.

Si votues për herë të parë i kësaj komune, ai përshkroi një ndjenjë të veçantë.

“Ndjenjë e veçantë ta votoj për herë të parë një kandidat shqiptar për kryetar të Graçanicës. Një lutje miqësore për të gjithë: shfrytëzojeni të drejtën e votës! Dilni e votoni!”, tha Haradinaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button