Ballina

Deklarohet Arben Gashi për bisedat në Viber: S’kam koment!

Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk i ka komentuar bisedat e fundit të kryesisë së kësaj partie që janë publikuar në një grup në “Viber”.

Kontaktuar nga Klankosova.tv, Gashi u përgjigj shkurt: “S’kam koment!”

Në grupin në “Viber”, insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për orkestrimin e një “skeme të organizuar kriminale” brenda partisë.

Në mesazhet e publikuara, Gashi thotë se ka pasur vjedhje të votave të diasporës

Gashi në grup kërkon që ky rast të cilësohet si“skemë kriminale”.

“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, ka shkruar Arben Gashi në grup.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button