Deklarohet Policia, e konfirmon grabitjen në Duhël: Të armatosurit me forcë ia morën shoferit të postes zarfet me para

Policia e Kosovës është deklaruar duke e konfirmuar grabitjen e armatosur në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”, saktësisht në fshatin Duhël, sot rreth orës 07:45.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se denoncimin e morën nga 44-vjeçari, i cili ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, me çrast tha se është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur.
Sipas Bytyqit, të njëjtit nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para.
“Sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur. Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura. Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin. Deri më tani dyshohet se ishin disa persona dhe ishin të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf. Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve”, ka thënë Bytyqi.
LEXO EDHE:



