
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka ironizuar me takimin e sotëm në Bruksel, ku Bislimi takohet me Petkoviqin.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se çka po kërkon Bislimi në Bruksel pa u plotësuar kushtet e kërkuara nga Kurti, apo ka shkuar për punë personale apo krye në vete, apo rrugës i janë shkrirë kushtet.
Ajo ka thënë se këto janë lojëra e manipulimeve shumë të dobëta.




