Deliu: E pakuptueshme, Qeveria i ndau 27 mln euro për studentë, ndaj RTK-së thotë se s’ka bazë ligjore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka deklaruar se qeveria në detyrë dëshiron të ikë nga përgjegjësia sa i përket buxhetit të RTK-së.

Sipas saj është e pakuptueshme që për studentët, kjo qeveri në detyrë ndau 27 milionë euro e për transmetuesin publik nuk ka bazë ligjore.

“Është e pakuptueshme se si një Qeveri në detyrë, gjen hapësirë ligjore për të ndarë mbi 27 milionë euro për studentët, për të rritur përfitimet për kategori sociale, pikërisht në prag të zgjedhjeve e njëkohësisht deklaron se nuk ka bazë ligjore për të ekzekutuar pagat e punëtorëve të RTK-së”, tha ajo.

Sipas Deliu-Kodrës ka precedentë institucional për pagat e punëtorëve të transmetuesit publik.

“Për më tepër, ekziston precedent i qartë institucional, kur në rrethana të ngjashme buxheti për RTK-në ishte alokuar edhe pse nuk kishte Kuvend funksional”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në fund, ajo thotë se justifikimi se “nuk ka komision parlamentar funksional” është vetëm përpjekje për të shpërndarë fajësinë dhe për të shmangur përgjegjësinë.

Artikuj të tjerë

Back to top button