Deliu-Kodra: Kosova po rrëshqet në zgjedhje të reja për shkak të paaftësisë së Kurtit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se shkaku i arrogancës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja nacionale.
“Lëre që Kosova për pesë vjet nuk ka shënuar asnjë progres. Për tetë muaj të bllokadës institucionale, një njeri që ka marrë besimin e qytetarëve, 42%, nuk ka arritur të bëjë asnjë lëvizje në drejtim të krijimit të institucioneve, për ta realizuar legjitimitetin që qytetarët ia dhanë vendit, për shkak të arrogancës dhe politikës së tij të diktatit”, tha ajo në Klan Kosova.
“E sot, një javë para zgjedhjeve të ballotazhit, në kohën kur Kosova po rrëshqet drejt zgjedhjeve të reja për shkak të arrogancës dhe paaftësisë së zotëri Kurtit, ai vendos të dalë me premtime, të cilat natyrisht prekin qytetarët”, ka thënë Deliu-Kodra.


