Lajme
“Demokracia Serbe” kërkon ndërhyrjen e KFOR-it për të bllokuar urën e re mbi Ibër – e quan “ura e inatit”

Partia “Demokracia Serbe” i ka bërë thirrje KFOR-it që të ndërhyjë dhe të ndalojë ndërtimin e urës së re për komunikacion rrugor mbi lumin Ibër, të cilën e ka quajtur “urë të urrejtjes”.
Sipas kësaj partie, tashmë ekzistojnë ura funksionale që lidhin pjesën jugore dhe atë veriore të Mitrovicës, ndaj ndërtimi i një ure të re paraqet një “provokim të panevojshëm” ndaj shumicës serbe në Veri.
Ata kërkojnë nga KFOR-i që të vendosë trupa të përhershme në këtë urë, ngjashëm me urën kryesore të qytetit, duke shprehur mosbesim ndaj Policisë së Kosovës, të cilën e konsiderojnë mono-etnike dhe joprofesionale.