Lajme
Dëmtohen varrezat në Ranillugë, rasti nën hetime

Një burrë ka njoftuar policinë se në Ranillugë janë dëmtuar disa varreza nga persona të panjohur.
Pos kësaj, ankuesi ka thënë se janë shkruar edhe disa grafite në muret e objektit fetar.
Policia bën me dije se rasti është nën hetime.
Ranillugë / N.N. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur janë dëmtuar disa varreza dhe gjithashtu në muret e objektit fetar janë shkruar disa grafite. Rasti nën hetime, thuhet në raport.