Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin ndaj Valon Aliut, 36 vjeç, i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli, më 12 prill 2024.

Aliu është dënuar me 24 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, ai qëlloi me armë zjarri brenda zyrës së punëtores sociale gjatë një takimi në ambientet e institucionit social, duke vrarë ish-bashkëshorten dhe plagosur rëndë vëllain 15-vjeçar të saj.

Artikuj të tjerë

Back to top button